Brenda një muaji 717 persona të proceduar për ndërtime pa leje
Pëlqej
Nga data 25 gusht deri 25 shtator, në të gjithë vendin, janë evidentuar 711 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 717 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, për 45 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë.


Ndërkohë 657 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim.
Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.
Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kriminale.
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 183 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 184 persona, nga të cilët 12 janë arrestuar në flagrancë, 165 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 88 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 89 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 83 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 90 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 90 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 88 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 58 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 59 persona, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë, 52 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 28 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 27 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 38 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 38 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 34 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 28 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar dhe 24 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 21 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 21 shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 46 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 46 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 66 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 67 persona, nga të cilët 12 janë arrestuar, 54 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 52 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 53 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 12 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 13 persona, nga të cilët 1 është arrestuar, 9 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shtuar më 26/09/2014, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori