Ylli i PSG-së refuzon ofertën e Interit

Futbollisti i PSG-s, Layvin Kurzawa raportohet se ka refuzuar ofertën nga Interi.

Kurzawa është tek gjigantët francez prej verës së vitit 2015 ku ju bashkua nga Monaco për 24 milionë euro.

27 vjeçari kohëve të fundit nuk po luan shumë tek parisienët këtë sezon dhe sipas “L’Equipe”, Inter kërkonte të përfitonte nga kjo situatë.

Mirëpo lojtari mësohet se e ka refuzuar ofertën e ekipit italian pasi kërkon të luaj vetëm në Premier League.

E përditshmja franceze shkruan se Interi ende nuk është dorëzuar për të siguruar nënshkrimin e Kurzawas dhe janë duke përgatitur një ofertë të dytë.


Shtuar 14.01.2020 08:04