Vetëm 18
muaj nga firmosja e kontratës do të ndërtohet tuneli Tiranë-Elbasan. Këtë lajm e konfirmoi sot kryeministri Sali
Berisha sipas të cilit qytetarët me zor po presin këtë ëndërr të shndërruar në realitet.
“Qytetarët e jugut do të kenë mundësi të afrojnë distancën e tyre me kryeqytetin. Kjo vepër madhore do të përfundojë qartësisht
brenda këtij mandati, në 18
muaj dhe mundësisht
brenda vitit 2012 në mënyrë që mos t'i japë askush konotacion elektoral”, u shpreh
Berisha. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010,
ora 13:34