Bregu thyen heshtjen, ja çfarë thotë për përfshirjen e saj në Qeverinë "Rama 2"
Pëlqej
Ish-ministrja dhe ish-deputetja Majlinda Bregu ka folur per here te pare ditën e sotme ne lidhje me zerat qe qarkulluan se ajo do te perfshihej ne Qeverine "Rama2".

Ajo ka bere me dije se do te vazhdoje te perpiqet per integrimin e Shqiperise ne BE.

Reagimi i plotë:

“Asgjë në histori dhe politikë nuk mbaron pa asnjë alternative.
Unë pagova cmimin e respektit ndaj vetes se thashë disa të vërteta që vazhdojnë të mbeeten edhe sot të vërteta. Disa janë mësuar që veten ta kërkojnë ndër të tjerët dhe këta janë e keqja që s’munden dot kollaj, banaliteti dhe e keqja më e madhe sot e Shqiperise.

…Për një përfolje publike për përfshirjen time në qeverinë e sotme, jam lodhur duke përgenjeshtruar lajme dhe sajesa, mua s’më duhet të jem në parlament e qeveri të jem shqiptare, të përpiqem po njëlloj për të afruar datën e anëtarësimit të Shqipërisë në Evropë mbase 1 mijë herë më shumë se dhe minsitrat aktualë”. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori