Bregu thirrje mazhorancës: Në sesionin e ri të votojmë ligjin e Lustracionit
Pëlqej
Në ditën Evropiane kur nderohen viktimat e komunizmit, ish- ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i kërkoi mazhorancës që në nisje të sesionit të ri të Kuvendit të miratoje ligjin e Lustracionit.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, deputetja demokrate shprehet se drafti eshte gati.

"Sot eshte dita Evropiane kur nderohen viktimat e komunizmit
Ne Shqiperi pati:
6109 te pushkatuar e te vdekur ne burgjet e komunizmit,mes tyre 89 gra.
17900 te denuar politike,mes tyre 450 gra.
9052 te vdekur ne burgje, 30383 te internuar, 23 burgje ne te gjithe vendin, 48 kampe internimi.
Rreth 70 mije persona ndiqeshin cdo vit nga sigurimi i shtetit....
Dekomunistizimi i shoqerise shqiptare edhe sot mbetet nje Amanet i papermbushur..
Sa here kemi cuar ligjin e Lustracionit ne parlament, nuk eshte votuar
Meqe maxhoranca sot nuk ka asnje problem me numrat per te votuar "reforma te ndritshme", le te filloje kete session parlamentar si Aleanca e Shqiperise Evropiane, duke votuar ligjin e Lustracionit si shenje qe cdo regjim qe dhunon qytetaret nuk ka te drejte te ekzistoje. Drafti eshte gati.
29 Nentorin e kane para..." shkruan Bregu. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori