Bregu: Të vrasësh për lirinë e fjalës është terrorizëm (FOTO LAJM)

Deputetja demokrate Majlinda Bregu, i është bashkuar reagimit të klasës politike, lidhur me ngjarjen tronditëse që ndodhi në Paris ku kanë humbur jetën 12 persona.

"Barbarizëm e terrorizëm i pashoq sulmi i sotëm në Paris ndaj Charlie Hebdo.

Të vrasësh për të drejtën e shprehjes e lirinë e fjalës, është terrorizëm i pafre që sot ka marrë përbindshëm 12 jetë, e ka dhunuar lirinë e shprehjes!", ka përcjellë ajo reagimin në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori