Bregu: Të hapen pikat kufitare të Ballkanit Perëndimor, kursehen miliona euro
“Nëse do të kishim më shumë pika të përbashkëta të kalimit kufitar dhe nëse ato do të punonin 24 orë në 7 ditë, me lehtësimin e procedurat fitosanitare dhe doganore, atëherë ne si rajon do të kursenim 800 milionë Euro në vit"- tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në konferencën për mediat, në pikën kufitare të kalimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të mbajtur sot në Tabanovci.

“RCC inicioi krijimin e korsive të gjelbra gjatë izolimit të shkaktuar nga pandemia së bashku me Sekretariatin e Traktatit të Komunitetit të Transportit, CEFTA, Komisionin Evropian dhe 6 qeveritë e Ballkanit Perëndimor që lejuan kalimin e mallrave dhe ilaçeve në rajon dhe duhet t`ju kujtohet se sa të shqetësuar ishim të gjithë në fillim për këtë çështje.

Filluam me lejimit e qarkullimit të 2 mijë kamionëve në ditë, në radhë për orë të tëra, madje deri në 20 orë në ditë duke qëndruar në kufi.

Duhet të keni parasysh se nëse një shofer kamioni humbet aq shumë kohë duke pritur në kufi, atëherë ai do të kalonte 80% të jetës së tij në pikat kufitare.

Po kjo ka ndikim direkt edhe në ekonomi, sepse për çdo minutë që humbet një shofer kamioni duke u vonuar, humbasim 2 euro. Tani bëni një llogari se sa humbasim si rajon”, shtoi Bregu.

Konferenca u organizua në bashkëpunim nga RCC, Sekretariati i Komunitetit të Transportit, CEFTA dhe Administratat Doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Përveç Zonjës Bregu, konferenca për shtyp u drejtua edhe nga Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit CEFTA, Matej Zakonjsek, Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit dhe përfaqësues të doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

“Tani lëvizin 13 mijë kamionë në ditë dhe shifrat mund të jenë edhe më të larta. Shoferët e kamionëve nuk mbajnë me radhë për orë të tëra dhe kjo na bindi për të kuptuar se sa herë ka bashkëpunim në rajon gjërat përmirësohen.

Tani duhet të mbajmë hapur në 24/7 kufijtë tanë, përfshirë rregulloren fitosanitare dhe certifikatat e çdo vendi, por gjithashtu duhet të nxitim krijimin e korsive të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së”, përfundoi Bregu fjalën e saj.
Shtuar më 22/09/2020, ora 20:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori