Rama s’i ndahet SPAK për hetimin e Berishës: SHBA e bëri punën e saj, provat i takojnë drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar të kërkojë hetim për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se po bëhet gati një vit dhe duhet të ndahet nëse akuzat janë të vërteta apo jo, që të gjithë të jemi të qetë.

“Apo po prisnin  Gjykatën e Parisiti. U bë një vit dhe nuk kam fol fare e gjithë PS dhe asnjë fjalë. Imagjinoi sikur të isha unë me deklarata. Por s’kam folur asnjë fjalë. Por po bëhet një vit. A janë të vërteta këto. A janë të vërteta? Mund të jenë thashetheme gazetash. Dhe unë jam i akuzuar se unë e kam bërë dosjen me Sorsin dhe Blinken një noter. Kjo zhvillohet në të gjithë Shqipërinë se ka shqiptarë që nuk e besojnë. Thonë që këtë e ka bërë Sorosi me atë të gjatin. Por këtë e thotë Sekretari i Shtetit që është detyrë e institucioneve. Kujt ia ka dhënë provat SHBA. SHBA bën punën e tyre jo tonën. Provat i takojnë drejtësie.”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 11:15