Bregu: Shqipëria ndodhet në krizë politike
Pëlqej
Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit Majlinda Bregu theksoi sot Shqipëria duhet të bindë ndërkombëtarët se reformat i ka të besueshme. Një ditë pas vizitës së Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, Bregu theksoi se përsa kohë klasa politike vë interesat e saj personale mbi ato të vendit, integrimi do të bëhet edhe më i largët për shqiptarët.

“Më vjen mirë që dot jemi më të njëjtën frymë me takimet e djeshme. E vetmja që asnjë nga palët nuk e kundërshton dot është që ky proces të jetë kredibël. Reformat e ndërmarra janë me shumë rëndësi.

Ajo që ka rëndësi është sa të besueshme janë që reformat na kanë afruar me BE. Reformat kërkojnë më shumë përpjekjet sesa retorikat politike. Due qenë se kam qenë në këtë proces prej 7 vitesh e di cfarë do të thotë të bësh 3 hapa para e një pas”, theksoi Gjosha.

Sipas Bregut, aktualisht Shqipëria është në një situatë anormale.
“Nuk mund të mos përmend dy gjëra shumë të thjeshta, sot Shqiria nuk është në një situatë normale politike, dje e kam quajtur një situatë krizë politike. Ne nuk jemi në parlament.

Dialogu politik nuk është një reformë që e fut në një kuti dhe e quan të kryer dhe nuk i kthehesh më. Stabiliteti politik ka rëndësi por në Shqipëri kane qenë të shumta situatat kur ka pasur destabilitet politik, dhe të gjithë për këtë kemi dijeni. Sot ka nevojë per stabilitet, gjithëpërfshirje.E përsëris, nëse vendosim intersat personale përpara integrimit, atëhere dyshoj se ky proces do jetë shumë i gjatë”, theksoi Bregu.
Shtuar më 30/09/2014, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori