Bregu: SHISH, jo pronë partie
Pas debateve dhe reagimeve të shumta në radhët e politikës por edhe aleatëve ndërkombëtarë lidhur me dekretimin e shkarkimit të Kreut të SHISH, Bahri Shaqiri dhe emërimin në këtë post të Visho Likës ka ardhur dhe reagimi i parë zyrtar nga Qeveria.


Zëdhënësja e Qeverisë njëherësh Ministre e Integrimit, Majlinda Bregu në një deklaratë për shtyp e konsideroi një procedurë terësisht kushtetuese pas 8 vitesh në krye te këtij institucioni, ndërsa akuzat e socialistëve shpifje primitive dhe mjerane.


Sa i përket akuzës së PS për cënim të institucioneve të pavarura, Bregu i kujtoi PS-së se gjatë qeverisjes së tyre “janë ndërruar 3 kryetarë SHISH-i duke mos nguruar të venë në krye edhe Fatos Klosin, mbi të cilin rëndojnë akuza të rënda dhe po gjatë qeverisjes së tyre janë instaluar në insitucionet kyce anëtarë dhe figura të besuara të kësaj partie”.


Më tej Ministria e Integrimit theksoi se opozita po përpiqet të bllokojë procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe se neobllokmenët duan Kushtetutën e sundimit të pakicës, cfarë sipas saj nuk do të ndodhë, duke shtuar se koha e etërve të këtyre neobllokmenëve ka mbaruar dhe nuk do të kthehet më.


Ndërkaq duke iu referuar emërimit të Kreut të ri të SHISH, Bregu vlerësoi maksimalisht figurën e Visho Ajazit, duke sjellë në vëmendje të gjithë aktivitetin e tij brenda dhe jashte vendit, ndërsa shprehu bindjen e Qeverisë se Ajazi ka të gjithë kapacitetin dhe përkushtimin për të përmbushur më dinjitet detyrën e dhënë dhe të besuar nga Presidenti i Republikës. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2012, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori