Bregu reagon në lidhje me lajmin për makinën 68 mijë euroshe
Pëlqej
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në disa media për blerjen e makinës Jaguar XF që kushton mbi 68 mijë euro. Sipas Bregut “shumëkush e ka të qartë” se pse publikohen lajme të tillë ndaj saj dhe më tej shton një “ndoshta” duke e përforcuar akoma edhe më shumë argumentin e saj.


“Unë nuk po ju ftoj të vrisni mendjen e të gjeni pse-në e këtyre lajmeve. Shumëkush e ka të qartë. Ndoshta për të tërhequr vëmendjen nga mënyra se si po ”i mban premtimet” qeveria? Për të manipuluar opinionin me sajime në mënyrë që sa herë të dëgjoni për pasuritë e padeklaruara të Ramës apo Koços, për emërimet pa kriter, për rregullimin e ambienteve të Kryeministrisë pa procedurë, me fonde që s’dihet nga vijnë, e kush, e pse, u bekan dhuratë, etj, t’ju bëjnë të mendoni se fajin e kanë ata që sot janë në opozitë e se të gjithë janë njëlloj”, shprehet Bregu.

Ish-ministrja edhe pse nuk bën të ditur se sa lek e ka blerë makinën Jaguar XF, thotë se çmimi i saj është 10 herë larg çmimit të publikuarmedia. Madje sipas saj këto lajme “fyejnë inteligjencën e qytetareve”.
Shtuar më 07/10/2013, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori