Pas Kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e djeshme të Qeverisë dhe gjatë inagurimit të kilometrave të para të autostradës Levan-Tepelenë, ka qënë Ministrja e Integrimit Majlinda
Bregu ajo që i ka bërë apel opozitës të votojë më datën 6 gusht heqjen e
imunitetit si një kusht që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për marrjen e statusit kandidat në vjeshtën e këtij viti.
Në një konferencë për shtyp të disa minutave më parë, ministrja
Bregu theksoi se heqja e
imunitetit është edhe i
vetmi detyrim i papërmbushur i kërkuar nga
Komisioni Europian për Shqipërinë.
"Imuniteti dhe heqja e tij janë i
vetmi detyrim për të plotësuar kalendarin e 12 pikave të kërkuara nga
Komisioni Europian. Sot kemi një çështje urgjente për të zgjidhur dhe kjo është heqja e
imunitetit për zyrtarët e lartë në kuadër të planit të veprimit dhe konkretisht pikës 8 ku përfshin luftën kundër korrupsionit", tha Maljinda
Bregu. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2012,
ora 11:33