Bregu në kabinetin “Rama”, shpërthen PD: Merrni dhe Patozin
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i cili ishte i pari i listës në Qarkun e Vlorës, ka reaguar menjëherë pas zërave se Majlinda Bregu mund të përfshihet në kabinetin qeveritar të Ramës.
Shehaj, përmes një postimi në FB, është i pari nga PD që reagon për këtë çështje.

Ai madje përdor edhe ironi, kur thotë se Rama duhet të marrë Patozin, një tjetër kritik i Bashës, duke mbrojtur kështu kryetarin që e vendosi të parin në listë.

“Obobo Rama mori Majlinda Bregun Urojmë që shumë shpejt të na marrë dhe Patozin! #ramaperoscar, #ramalerishfaqet”, shkruan ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2017, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori