Bregu merr lajmin e madh, zëvendëson një serb në institucionin e rendësishëm
Pëlqej
Majlinda Bregu do të jetë Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ajo do të zëvendësojë serbin Goran Zvilanoviç që ka mbajtur atë pozicion deri më tani.

Lajmin për këtë e ka dhënë vetë Bregu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, Bregu falenderoi edhe qeverinë Rama për mbështetjen.

Këshilli Bashkëpunimit Rajonal është një institucion që nxit bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në sektorë të ndryshëm siç janë ekonomia, siguria, arsimi etj.

Postimi i Bregut
Fituam!

Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!
Shtuar më 23/04/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori