Bregu: KLD të inspektojë vendimet e gjykatave për ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve
Pëlqej
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë të nisë inspektimin tematik mbi vendimet e gjykatave në rastet e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj fëmijeve e ngacmimin seksual.

Deputetja demokrate i ka kërkuar edhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të informojë për të kuptuar se sa Policia e Shtetit është palë kërkuese në Gjykatë, kur viktimat e dhunës nën presion tërhiqen.

"Ne mars te 2013 kam propozuar disa ndryshime ne Kod Penal, te miratuara ne paketen e paraqitur nga Ministria e Drejtesise te cilat synonin ashpersimin e veprave penale te dhunes me baze gjinore dhe ndaj te miturve. Prej marsit 2013,Kodi penal udhehiqet edhe nga Parimi i Interesit Me Te Larte Te Femijes,( te miturit),qe do te thote qe ne cdo veper penale, krim, ku viktima e drejtperdrejte ose jo, jane femijet,ku dhuna e ushtruar prek mireqenien e tyre,fizike, emocionale e shkakton traume, kjo duhet te njihet si rrethane renduese ne cdo veper penale.
Bazuar ne nenin 108 te Kodit Penal, te ndryshuar vjet ne kete pakete, prokuroria ka ndertuar nje pjese te akuzes ndaj Agron Cane." shkruan Bregu ne Facebook.

Sipas saj rasti i fundit ne Sarande nuk eshte vetem poshtersi personale e nje individi, as vetem abuzim me pushtetin e tepruar, as vetem model oligarkie, fatkeqesisht eshte nje deshmi e nje shoqerie ku shpesh kush eshte me i dobet vuan ne heshtje e duron poshterimin e dhunen. /albeu.com/

Shtuar më 20/08/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori