Majlinda Bregu, ironi me integrimin në BE: Llafe fallxhoresh
Situata politike në Shqipëri dhe anëtarësimi në BE janë dy pikat kyçe rreth të cilave shkon edhe vëmëndja e shqiptarëve.

Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu ka ironizuar zhvillimet politike duke shkruar në Facebook se e ardhmja e Shqipërisë nuk do të jetë më e mirë se e shkuara.

“Sa per Europen sic eshte sot, nuk kercenohet nga zhdukja prej hirit, si Pompei, me shume se kercenohet nga mungesa e frymezimit, ne ngerç prej frikerave e krizave te veta.

Ndaj mos u hallakasni me lajme fallxhoresh politike, nese do te jete viti i luanit apo miut ai qe do te na çele deren e Europes”- shkruan Bregu në Facebook.

Statusi i plotë

Me shume se per daten e anetaresimit te Shqiperise ne Europe, me mire eshte ta vrasim mendjen per daten e anetaresimit tone ne sistemin e vertete demokratik.

Meqe kete vend se beme kurre demokratik sa duhet, pak kush beson se e ardhmja do te jete me e mire se e shkuara. Kjo na kercenon me shume se kalendari e data anetaresimit.

Sa per Europen sic eshte sot, nuk kercenohet nga zhdukja prej hirit, si Pompei, me shume se kercenohet nga mungesa e frymezimit, ne ngerç prej frikerave e krizave te veta.

Ndaj mos u hallakasni me lajme fallxhoresh politike, nese do te jete viti i luanit apo miut ai qe do te na çele deren e Europes.

Do te jete, kur t’ i vije fundi fazes se vetkenaqesise ne teatrin tone politik, ku, si dielli i veres, te bien ne koke sa profesionistet e mashtrimit, aq dhe profesionistet e pushtetit.

Ndjese per ke se kupton kete stilin qe sic thoshte Antonio Gramsci, marksist nga Italia, vjen prej pesimizmit te intelektit dhe optimizmit te deshires. /albeu.com/

Shtuar më 03/11/2017, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori