Demokratët "masakrojnë" Bregun në Facebook: Paç faqen e zezë!
Pas shpalljes së hapur garën për kryetar partie të Partisë Demokrate, ka reaguar sërish Majlinda Bregu.

Me një status të gjatë Majlinda Bregu hedh akuza të rënda ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha të cilin e cilëson se fajtorin e vetëm të humbjes kolosale të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë statusit Majlinda Bregu shkruan se Basha nuk është Berisha dhe nuk do të mund ta zëvëndësoj kurrë atë.

“Unë kur kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk kam asnjë dëshirë të merrem me personazhin në vetvete. Nëse jam kuptuar kështu, po e nënvizoj që s'është kështu. Aq më shumë tani që s'po u besoj më dot as syve, kur shoh e lexoj kush po merret me të!

Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka.

Kur kam thënë dhe stërthënë se Sali Berisha nuk përsëritet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet, nuk kam folur për një idhull por për një lidership karizmatik, i cili s'lejon të duken boshllëqet, gropat, defektet e organizatës dhe i mbyll ato”- shkruan Majlinda në Facebook.

Ky status nuk është pritur aspak mirë nga demokratët të cilët kanë shpërthyer në akuza dhe ofendime të rënda në drejtim të deputetes Majlinda Bregu.

Komentet më pikante

Komentuesi: Këtë zërin e kundërshimit u dashë që ta ngrësh në parlament kundêr droges e edi rames jo tash kunder lul bashes.
Po e dim pse e kundershton kaq shumë , ti prishi levizjet e mshefta qe i kishe me ramen per tu zgjidhur presidente. lul basha do jet aty per rinin demokrate

Komentuesi: Cka nuk po na shohin syt! Jan versul pd te gjith kta qe e shkatrun e rjeten e mjelen ja pin gjakun pd. Kta karike thyerit se sa u iku kolltuku luteshin qe pd te humb e te dal parashikimi i ketyre plehrave.

Pd do fuqizohet se ka njerzit e vet demokrat qe do e votojn e sdo e len ne balt kur. Ju karike thyerit mos haroni se ka zot. Dhe zoti do ju braktis se pd po e po. Paci faqen e zeze haram e paci besimin qe patem te ju.

Komentuesi: Ju Zonja Majlinda Bashke me Nje grupe karrierista e braktiset Bashen. Vetm Vetem per karrier Dhe karrige, nuk ke fytyre ti me, Te flasesh per partin demokratike, Ju Jeni pseudodemokrate

Komentuesi: Ikni ju Z Majlinda Se u mbushet Turp tju vije Pasojat tuaja po I heq Z Basha Jemi me Bashen Fitore Basha

Komentuesi: Ti moj zonje kur ne kishim nevoj per ty ti na braksise u bashkove me edi ramen se doje karriken e presidentit po lul basha eshte duhuri per ne se i vetem u perball me gjith kriminalet e rames

Komentuesi: Po pra po, por te len Saliu? Puna eshte se aty akoma ligjin e ben Saliu jo Luli, lulit mos i bini ne qafe kot. Ju akoma rrini duke thene ta marri saliu ne dore e te organizoj PD.

Turp per Besnik Mustafajn qe zhgerryhet akoma ne lluc e nuk po kupton akoma se ku qendron problemi. Ju te djathteve ju ka ngel ora po ke Sala. Athuj se Sala eshte legjenda e Shqiperise se pa Salen zor se vinte demokracia.

Po truthare qe paskeni qene...

Komentuesi: Nqs se do e doje aq shume partin Demokratike nuk do ta braktisje sic bere ne keto zgjedhje . Ti Majlinda dhe ata çerrat e tu e doni partin Demokratike vetem per ineteresat tuaja personale.

Dhe po te mendonit per PD nuk do e braktisnit Bashen sic bete ne keto zgjedhje ti dhe ish Deputetet e tjere.

Komentuesi: Perballu ne zgjedhje ne pd qe pd te shpetoje e demokracia te mbizoteroje ne pd se nqs nuk mbizoteron atehere pse do me takoje mua te votoj nje parti e cila nuk zbaton rregullat e demokracise mbrenda vetes e vjen fasade per ti mare votat ne emere te demokracise.

Duhet te mbrosh garen ne pd jam dhe kam qene per fraksione ndryshe sepse keshtu zhvillohet partia mendimi im eshte stili amerikan ku kr partise te mos jete kanditat per kryeminister.dua gare jo fasade. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2017, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori