Bregu flet për akuzat ndaj Donald Lu: Filma me diversantë
Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu gjatë ditës së sotme ka folur te “Zëri i Amerikës” në lidhje me akuzat e fundit ndaj ambasadorit Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Bregu thotë se Lu dhe Vlahutin janë përfshirë në proceset e reforma, pasi i ka lejuar klasa politike për shkak të mosbesimit që ka mes vetë saj.

Sa për akuzat, ajo shprehet se nuk u beson historive me diversantë që i duan të keqen Shqipërisë.


"Unë mendoj se ambasadorët e huaj janë shumë të përfshirë në çështjet tona se i kemi lënë ne, pasi kemi dyshime tek njeri-tjetri dhe mungesë konsensusi.

Kjo i lë vend edhe hapësirë atyre. I kemi konsideruar gjithnjë si ndërmjetës për të na bërë të flasim me njëri-tjetrin.

Pastaj këto filmat me diversantë dhe që na duan të keqen nuk i besoj”,-tha Bregu. Sa i përket protestës së 18 shkurtit, Bregu shpreson që ajo të mos mbyllet me aq dhe qytetarët të ngrenë kauza më të mira se vetë opozita./Albeu.com/

Shtuar më 16/02/2017, ora 19:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori