Dembele heziton të rinovojë, Barcelona “dyshon” te Tuchel

Rinovimi i Dembele me Baarcelonën është ende pezull. Klubi i ka paraqitur një ofertë për të vazhduar, por francezi ende nuk ka marrë nje vendim.

Në Barcelona ata dyshojnë se Tuchel dhe skuadra e Chelsea janë arsye e hezitimit të sulmuesit. Trajneri aktual i kampionëve të Evropës dhe Dembele ishin bashkë te Borussia Dortmundm ku anësori arriti formën e tij më të mirë nën komandën e gjermanit.

Rrugët e tyre u ndanë në 2017, kur Dembele kërkoi me ngulm kalimin te Barcelona, por sezonin e ardhshëm ata mund të ribashkohen sërish, pasi Chelsea është një nga klubet që është i interesuar për shërbimet e anësorit, raporton “Mundo Derportivo”.  /albeu.com


Shtuar 8.12.2021 14:07