Çfarë po ndodh mes tyre? Semi dhe Donaldi po planifikojnë të bëjnë tatuazh të njëjtë

Dy personazhet e Big Brother Vip, Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj, për shkak të afrimitetit të tyre, aludohet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa thjesht shokë.

Dhe, me ditët që po kalojnë brenda shtëpisë vip, me gjërat që ata thonë e bëjnë, na lënë të kuptojmë se thashethemet po bëhën të vërteta.

Së fundmi, Donaldi ka shprehur dëshirën për të bërë një tatuazh në ambientet e shtëpisë.

‘’Dua që të bëj një tattoo… Të shkruaj fjalën ‘Psikopat’ por në versionin shqiptar. Pra të shkruaj në fillim ‘Psiko’ dhe ngjitur të vizatohet shpendi i patës”, tha Donaldi.

Kjo deklaratë u prit fillimisht me të qeshura nga Semi por pas disa minutash i tha Donaldit se dëshironte që një tatuazh të njëjtë ta bënte edhe ajo./albeu.com

 


Shtuar 10.10.2021 13:36