Dëshmia e vajzës: Kisha humbur virgjërinë, tezja më bindi të qepesha e më fejoi (VIDEO)

Një tematikë e ndjeshme është diskutuar në emisionin “Jeta pa filtër” në “Neës 24” me autore psikologen Ervisa Lula, ajo e procedurës së quajtur rëndom qepje.

Një vajzë anonime, ka rrëfyer se si ka bërë ndërhyrje për të rikthyer virgjërinë e për tu fejuar me një djalë të cilin ja kishte prezantuar tezja e saj.

“Unë e kam humbur virgjërinë kur nuk e kuptoja as vet se cfarë ishte. Në atë kohë i dashuri im ishte 19 kurse unë 15 vjeç. Vinte në shtëpi kur prindërit e mi ishin në punë, ndërsa një ditë ai thjesht më tha që donte të më shihte të zhveshur. Gjithmonë më thoshte që ai donte që unë të isha e virgjër, tani e kujtoj, sa budallaqe që kam qenë.

Gjithsesi, vjet tezja u bë shkesë që unë të fejohesha, me nipin e burrit të saj, më mbushi mendjen të bëja procedurën e qepjes, ca presioni i familjes dhe moshës, isha e detyruar ti jepja drejtim punëve të mia e vendosa të shkoja te gjinekologia. Atje pashë edhe dy vajza të tjera që prisnin në radhë”, tha ajo.


Shtuar 17.06.2020 11:13