Bregasi: Kriza mund të kalohet
Edhe pse tregu i investimeve kërcënohet nga kriza kjo mund të kapërcehet nëse rritet bashkëpunimi me sipërmarrjen private. Kështu është shprehur në fjalën e tij gjatë konferencës për ‘Zhvillimin e Ekonomisë dhe Bizneseve të vogla e të mesëm në kushtet e krizës dhe prezantimi i mundësive të reja”, kryetari i shoqatës së Business Albania, Luan Bregasi.

Situata mund të përmisohej sipas tij nëse qeveria për çdo ndryshim ligjor konsultohet edhe me shoqatat e biznesit. Duke ju referuar krizave të vendeve të Evropës, Bregasi u shpreh se kriza në këto vende ishte krizë e qeverive dhe më pas vinte rreziku i transmetimit të krizës në ekonomitë reale. “Më shumë dialog mes klasës politike shqiptare, për 2-3 ligje që kanë rëndësi për biznesin duhet urgjentisht të miratohen nga kuvendi dhe të mos shtyhen më”, u shpreh ai duke kërkuar edhe besimin e bankave për kredi ndaj bizneseve. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori