Bravo re palikari!
Pëlqej
Vangjel Dule, politikani që Shqipëria e ka patur edhe nënkryetar të Kuvendit mund edhe të mos ishte shumë protagonist dje gjatë ceremonisë së varrimit të terroristit Katsifa që sulmoi me armë organet e rendit të Republikës së Shqipërisë.

Nëse do të ishte i detyruar nga rrethanat lokale për të marrë pjesë në atë ceremoni, e cila u kthye në një show racist dhe politik, Dule, ky politikan që ka qendruar përherë brenda tavës së pushtetit në Shqipëri, në respekt të ndjenjave të shqiptarëve, mund të kishte qendruar nga mesi apo fundi i kortezhit të përbërë nga fashistë të Agimit të Artë.

Nëse sërish do të ishte i detyruar, Dule mund të mjaftohej me një mesazh neutral në duke thënë se distancohej nga çdo qendrim fashist dhe politik dje duke i dhënë dorën babait dhe nënës së Katsifas dhe të vijonte agjendën e tij personale apo politike.

Por jo! Ish-nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, përveç se nuk u distancua nga fashistët e Agimit të Artë, por i priu atyre duke i bërë një me cënimin e integritetit territorial të vendit dhe mbyllur veshët kur ata shanin dhe kërcënonin gazetarët e Tiranës që gjendeshin pak metra larg tij.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ish-deputetë nga minoriteti, siç është për shembull Spiro Ksera, por ky i fundit, edhe pse djalë i lindur e rritur pak kilometra nga Bularati, kreu ritet sipas zakonit dhe u "zhduk" prej aty duke mos bërë protagonistin e ndoshta duke u ndjerë në borxh me shqiptarët e bënë edhe ministër.

Por Dule zgjodhi të sillej ndryshe! Me aksionet politike të rëna përtoke, Dule vendosi të na sfidojë të gjithëve duke na parë në kokërr të syrit e duke njohur pamundësinë tonë për t'i treguar vendin sjelljeve të tilla!

Bravo re "palikari", bravo! /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori