Kriset marrëdhënia me Armaldon? Postimi i fundit i Luizit sqaron gjithçka

Raporti mes Luizit dhe Armaldos pas daljes nga “BBVIP” është vënë gjithnjë në pikëpyetje, me Maestron që në intervista të ndryshme është shprehur se ende nuk kanë pasur mundësinë të takohen, me Luizin që kur përfshihet me ish-banorët e reality show-t krijon vetëm “drama” dhe me një “unfollow” në Instagram që tregon se në fakt marrëdhënia mes tyre ka kaluar nga dashuri/urrejtje, epo thjesht në urrejtje.

Megjithatë duket se ata ende e ruajnë një raport midis tyre, sidomos kur vjen fjala për të bërë humor e batuta, teksa një postim i fundit në Instagram i Luizit tregon në fakt patentën e Maestros, për të cilin thotë se ka marrë gjobë “se ka nominuar Kiarën”. Batutë e bukur sigurisht, por gjithsesi jo shumë e ligjshme, se ka ekspozuar të dhënat kofidenciale të një personi, cka nuk është e lejueshme.

Megjithatë rëndësi ka që ose janë takuar dhe kanë folur e janë prap miq, ose Luizit ja kanë dërguar me foto (ndonjë mik i tiji polic) dhe ai ka marrë kohën të bëjë një batutë me Armaldon, cka tregon se raportet mes tyre janë ende mirë.

Ndërkohë, sikur ta dinte që ne do e bënim njëfarë kritike për postimin për patentën e Armaldos, Luizi ka nxjerrë edhe të vetën, jo se kjo justifikon të parën, po të paktën të marrim informacionet e të dyve, pse vetëm të Maestros.


Shtuar 22.07.2023 23:20