Brataj thirrje qytetarëve: Jo mjekime interneti kundër COVID-19, nuk ka betadinë për shpëlarje fyti
"Nuk ekziston BETADINË për shpëlarje fyti, betadina është një dizifektant për plagët!"

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u bën thirrje qytetarëve të mos ndjekin këshillat e internetit për mjekim kundër koronavirusit.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Brataj bën me dije se nuk ekziston betadinë për shpëlarje fyti dhe se terapia dhe medikamentet merren nën këshillat mjekësore, pasi vlerësohen shenjat dhe simptomat.

Mesazhi i Bratajt:

JO MJEKIM INTERNETI!!! Përshëndetje qytetar shqipëtar kudo ndodhesh.

Sot po qarkullon në rrjetet sociale një mjekim apo protokoll mjekimi i cili po shpërndahet nga të gjithë personat që mendojnë se do të ndihmojnë sadopak njerzit dhe të afërmit e tyre.

Jo terapi interneti, jo terapi nga çdo kush. Në atë mesazh ka gjëra mjeksore të ngatërruara, të shpjeguara jo nga specialist të fushës. Nuk ekziston BETADINË për shpëlarje fyti, betadina është një dizifektant për plagët!

Terapia dhe medikamentet meren nën këshill mjeksore , pasi vlerësohen shenjat dhe simptomat, por mbi të gjitha kur vlerësohen parametrat jetësor si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, frekuenca respiratore niveli i oksigjenit në gjak(saturimetria) që duhet të jetë në njerzit normal nga 94-100%, në ata me patología pulmonar jo më pak se 90%. Nëse është më poshtë këtyre shifrave duhet dhënë oksigjen të sëmurit.

Nëse saturimetria e oksigjenit është 43% siç thuhet në atë mjekim mund të jetë i pa përshtatshëm më me jetën, prandaj ju lutem jo terapi infterneti.

Mjeku i familjen, mjeku i 127, mjekët e urgjencave, specialistët si infeksionst dhe pneumolog janë profesionistët që në këtë moment mund tju këshillojnë pasi ti keni kontaktuar ata.

Çdo mjek që ju njihni ose keni besim në ta duhet ti kontaktoni, të këshilloheni dhe nëse ata ju këshillojnë ose ju drejtojnë te spesialist të tjerë atëher veproni.
Shtuar më 20/07/2020, ora 23:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori