Dy aksidente në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Sot, në Rrugën e Abrit, janë shënuar dy aksidente. Në orën 14:00 tre makina janë përplasur në zonën e bypass-it. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale, ndërsa qarkullimi në rrugë u bllokua për rreth një orë.

Edhe në mëngjes u regjistrua një aksident, regjistrua në vendin e quajtur “Plan i Bardhë”, të këtij aksi.

Shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin e tij humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe makina u përplas, me murin mbrojtës anësor të rrugës. Për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i mjetit dhe  tre pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Ndërsa në Shkopet, shtetasi L.V.,  duke drejtuar automjetin, humbi kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe për pasojë automjeti doli nga rruga. Drejtuesui i mjetit mbeti i lënduar dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Të lënduarit marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve të ndodhura.


Shtuar 6.08.2023 14:52