VIDEO/ Shoferi dhe fatorinoja rrahin pasagjerin në linjën e “Unazës” sikur të mos mjaftonin aksidentet në seri

Nuk kanë fund incidentet dhe skandalet me urbanet e linjës së “Unazës” në kryeqytet.

Pasagjeri i linjës së “Unazës” është dhunuar nga shoferi dhe fatorino i urbanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në sy të babait të qytetarit, i cili së bashku me të birin udhëtonin me këtë linjë.

Ndërkohë, sipas dëshmive të pasagjerëve të tjerë i gjithë konflikti filloi pasi babë e bir i kërkuan llogari punonjësve së urbanit se pse nuk i njoftuan për stacionet ku ndalon autobuzi, pasi kishin shkuar shumë larg destinacionit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela” pranë “Stacionit të Trenit”, ku pasagjeri i cili po udhëtonte me linjën e “Unazës” është dhunuar me grushta dhe shkelma nga punonjësit e kësaj linje.

Fillimisht mes tyre pati konflikt verbal, i cili më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e dhunës. Faturino dhe shoferi zbritën nga urbani, të cilin e ndaluan në mes të rrugës, disa metra larg stacionit ku dhe duhet të ndalonte, dhe në trotuar shihen teksa godasin me shkelma qytetarin. Ndërkohë, babai i tij i tmerruar përpiqet që t’i ndalojë, mirëpo si faturino njëjtë dhe shoferi nuk ndalin shkelmat ndaj qytetarit.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti urban i “Unazës” u përplas me nëntë automjete të “Ura e Tjavanit”, duke lënë të plagosur disa pasagjerë. Gjithashtu vitin e kaluar urbani is ë njëjtës linjë përfundoi në Lanë, duke tmerruar pasagjerët./albeu.com/


Shtuar 14.06.2023 10:28