Brataj merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid (VIDEO)
Ditën e sotme në ambientet e stadiumit Air Albania ka nisur vaksinimi i stafit të Urgjencës Kombëtare, ku mes personave të vaksinuar ishte dhe kreu i Urgjencës Skënder Brataj.

“Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha Brataj.

Lajmin e ka bvërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka ndarë edhe një video në rrjetet sociale. Sipas Manastirliut, sot do të kryehet vaksinimi i 500 mjekëve dhe infermierëve në qendrën e ngritur në stadiumin “Air Albania”.

“Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, tha Manastirliu.
Shtuar më 23/02/2021, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori