Brataj: Ja pse është e rëndësishme të mbahen maskat
Duke filluar nga e enjtja (15 tetor), maska do të bëhet e detyrueshme për qytetarët në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj, thotë se maskat janë të rëndësishme dhe është tashmë e vërtetuar se ato janë një mënyrë për parandalimin e shpërndarjes së infeksionit.

"Ka maska që përdoren për përdorim profesional, maska për të mbrojtur komunitetin dhe maska për të mbrojtur veten e komunitetin. Msakat kanë lindur për t’u mbrojtur nga mikrobet.

Ato përdoren për viruset, jo se kalon virusi, sepse virusi ka treguar se ka shumë mundësi të transmetohet në rrugë ajrore, por rruga kryesore e transmetimit janë spërklat.

Spërklat ndalojnë të gjitha te barriera, ndaj duhet ajo. Maskat e mira janë ato që kanë dopio filtër, që nuk lejojnë të kalojë ajër anash", tha ai.
Shtuar më 13/10/2020, ora 21:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori