Pronarja agjencisë
turistike “Pasha Holiday”, Marselina Kerthoci, e cila
braktisi në
Egjipt rreth 180 turistë shqiptarë, që kishin paguar paketën e plotë të pushimeve është arrestuar të martën nga Policia e Tiranës nën akuzën e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe falimentimit të detyruar.
Ajo deklaroi para hetuesve se ka shpallur falimentin, ndaj për këtë shkak nuk siguronte dot kthimin e turistëve në Shqipëri. 180 turistë shqiptarë u braktisën në
Egjipt nga agjencia
turistike “Pasha Holiday”, e cila, pasi mori prej tyre paratë për paketën e plotë
turistike, nuk e përmbushi detyrimin e saj. Për kthimin në vend turistët u vetorganizuan dhe paguan biletat e avionit. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012,
ora 10:43