Braktisi makinën të mbushur me kanabis për t' i shpëtuar policisë, arrestohet 38 vjeçari
Policia e Kolonjës ka vënë në pranga një 38 vjeçar në Pogradec, pasi në mjetin e tij u gjetën 25 kg lëndë narkotike kanabis.

E.J banues në fshatin Selenicë ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 13 maj të po këtij viti, i cili për të shmangur kontrollin policor, është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin e tij tip "Benz" në afërsi të fshatit Udënisht.

Njoftimi i policisë
Kolonjë

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim, për ngjarjen e ndodhur më datë 13.05.2019, në Pogradec, ku në mjetin e tij , Policia gjeti dhe sekuestroi 25 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

E.J, 38 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë.

Shtetasi i mësipërm, ishte shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 13.05.2019, ndodhur në vendin e quajtur "Enkelana", Pogradec, i cili për të shmangur kontrollin policor, është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin e tij tip "Benz" në afërsi të fshatit Udënisht.

Gjatë kontrollit të automjetit shërbimet policore kanë gjetur në bagazh, një sasi prej 25 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Ndaj 38 vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".


Shtuar më 17/08/2019, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori