Prag lufte? Japonia zbulon tetë anije luftarake ruse dhe kineze pranë territorit të saj

Duket se situata e tensionuar nuk është vetëm në Ukrainë, e cila ndodhet momentalisht nën agresionin rus, por edhe në Oqeanin Paqësor.

Të paktën tetë anije luftarake ruse dhe kineze janë parë në detet pranë Japonisë këtë javë, një tjetër shenjë kjo e presionit të dukshëm që të dy partnerët kanë bërë mbi Tokio ndërsa marrëdhëniet përkeqësohen përkatësisht mbi Ukrainën dhe Tajvanin.

Sipas CNN, Ministria e Mbrojtjes së Japonisë, ka njoftuar të martën se forcat e saj kishin vëzhguar pesë anije luftarake ruse të udhëhequra nga një shkatërrues anti-nëndetëse që kalonin me avull përmes ngushticës Tsushima, e cila ndan Japoninë dhe Korenë e Jugut.

“Kjo është një shfaqje e dukshme e forcës nga Rusia dhe Kina. Këto aktivitete janë një shqetësim i madh për Japoninë. Jo më pak, gjurmimi i lëvizjeve të forcave ushtarake ruse dhe kineze është një tendosje mbi burimet e Forcave të Vetëmbrojtjes japoneze,”  tha James Broën, profesor i shkencave politike në Universitetin Temple në Tokio.

Flotilja ruse me pesë anije ka qenë pranë ishujve japonezë për një javë, nga Hokkaido në veri në Okinaëa në jug, tha ministria në një njoftim për shtyp.

Ndërkohë, të paktën dy anije luftarake kineze dhe një anije furnizimi u panë të martën në ishujt Izu, rreth 500 kilometra në jug të kryeqytetit Tokio. Një nga ato anije dukej të ishte Lhasa, një shkatërrues i raketave të drejtuara tip 55 dhe një nga anijet sipërfaqësore më të fuqishme të Kinës.