U plagos gjatë ndjekjes nga RENEA, identifikohet autori dhe e shkuara kriminale e tij (FOTO LAJM)

Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Dukagjinit në Malësinë e Madhe, ku u raportua se një person rreth të 50-ave ishte plagosur dhe ishte nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se bëhet fjalë për 52-vjeçarin, Ardian Narkaj, banues në Koplik, një person me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim. Narkaj rezulton i dënuar me 21 vite burg për një vrasje të dyfishtë, ndërsa mësohet se ai ka mbetur i plagosur gjatë ndjekjes së policisë dhe forcat RENEA.

Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008, e ndodhur në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbetën Gjergj Shota dhe Ton Ulaj. Sipas informacioneve të bëra publike asokohe, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimave.


Shtuar 25.07.2021 09:23