“Brain Gain”, Topalli: Rikthimi i studentëve ka transformuar vendin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori pjesë sot në konferencën e dytë rajonale “Brain Gain”, e cila mbështetet nga Bunderstagu gjerman. Në fjalën e saj Topalli u shpreh se ky program nxit të rinjtë të marrin pjesë në jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit.

“Kjo konferencë është mjaft e rëndësishme pasi prek një çështje nga e cila varet ndërtimi i vendeve tona. Sot ne jemi vende të lira dhe jam e vetëdijshme që secili prej jush ka bërë për mirëqënien e vendit të tij. Ky program nxit të rinjtë të marrin pjesë në jetën sociale, politike, ekonomike etj” ka theksuar Topalli.


Ndërsa i është referuar periudhës pos komuniste, Topalli theksoi se largimi i intelektualëve nga vendi çoi në një humbje të madhe ndërsa sot falë reformave është bërë i mundur rikthimi i tyre në atdhe.

“Largimi i personave të kualifikuar ishte një humbje e madhe dhe vendi u përballë dhe mungesën e kapaciteteve ndërsa sot Shqipëria ndodhet në një fazë kyçe të rëndësishme të zhvillimit të kapitalit njerëzor.
“Sot është rritur numri i studentëve në universitete dhe shumë studentë studiojnë edhe në universitetet e Europës. Investimi tek dija dhe tek edukimi nuk humbet asnjëherë. Reformat e ndërmarra janë shoqëruar me rikthimin e shumë personave të kualifikuar në atdhe, ky rikthim ka bërë të mundur një tranformim të vendit” theksoi Topalli. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian