Braçe sulmon Kokëdhimën, e quan "Koço K"
Erjon Braçe ka “vrarë me një gur dy zogj” përmes një statusi në Facebook duke sulmuar njëkohësisht kreun e Bashkisë së Shkodrës dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.

Debati ka nisur pas ankesave të kryebashkiakes Ademi për mungesën e investimeve në Shkodër nga qeveria duke bërë një krahasim me Divjakën. Braçe e quan Kokëdhimën “Koço K”.

Statusi i tij në Facebook
Nje pergjigje per Voltanen dhe perseri per Koco K!

Te diele, Voltana e PD kish gjetur Koco K., per te folur perseri per idiotesine e saj qe i vlen shume keto kohe dhe Koco K.: Nenfinancimin e Shkodres permes Divjakes!!

Une nuk e di ne dine keta apo jo, por kuptoj mire se mllefi i tyre politik nuk i lejon te lexojne numrat, me keq¬nuk i lejon te kuptojne pertej numrave.

Po e perseris; Divjaka ka marre para nga buxheti i shtetit sa nje tribune, me e vogla, e stadiumit te Shkodres.

Por, tani ne Shkoder, te gjithe po e kuptojne pervec Voltanes se PD, se nuk kane marre para nga buxheti i shtetit me pak se Divjaka, por i kane marre Tiranes nje ekonomi te tere, ekonomine prej futbollit; Divjaka as qe duket ne horizont. Nuk kam cte them me; Thjesht, drejtuar Voltanes se PD dhe Koco K.:

Me jepni stadiumin dhe Kombetaren, tu jap parate qe kemi marre nga buxheti i shtetit per Divjaken, meqe qenkeni te nenfinacuar, madje 5 here me pak se Divjaka.

Se fundi nje keshille kam: Urreni, su ndaloj dot, por me karar se, injoranca del ne publik kur arsyeja arratiset pas urrejtjes./Albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori