Merr rrogë në “Përputhen”, përse Mevlani po “tallet” me vajzat konkurrente (VIDEO)

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar takimi i Efit dhe Mevlanit e sipas pritshmërive duket se nuk ka shkuar aq mirë – domosdo, prandaj ndodhet edhe Mevlani aty.

Nuk po tregohemi të ashpër dhe as të padrejtë, thjesht po mendonim: nëse Olsa e paguan konkurrentin me rrogë mujore, atëherë ndoshta edhe kjo dramë që ndodhi ditën e sotme mes dy konkurrentëve mund të jetë një lojë.

E pamundur? Ndoshta, por shanset në këtë pikë janë të pakta. Madje mos të themi që edhe Efi mund të jetë bërë pjesë e kësaj ‘meseleje’. Pse jo fundja? Por kjo pastaj mbetet në gjykimin tuaj.

Si fillim na e lejoni t’ju tregojmë çfarë ndodhi dhe si arritëm deri këtu.

Takimi nisi me diskutime të ashpra nga ana e Efit, e cila ishte e bindur që ky takim do të ishte për sqarimin mes tyre – vetëm se ju tashmë e dini – nuk përfundoi ashtu.

“Do gjë prej meje”, u shpreh Efi gjatë takimit dhe Mevlani iu përgjigj: “Ty” (dhe lekët e Olsës). Shaka!!

Konkurrenti shtoi se ka pëlqim ndaj saj, por ka frikë nga lëndimi dhe tha se arsyeja e vetme e distancimit të tij ka qenë paqartësia që ajo ka pasur për djemtë e tjerë. Ai i tha Efit se nuk mund të pëlqejë tre veta njëkohësisht duke shfaqur shenja xhelozie.

Megjithatë, takimi i tyre ishte i shkurtër pasi të dy konkurrentët vendosën ta linin përgjysmë. U habitët? S’e besojmë.

Efi: Lëri këto talljet dhe mënyrën se si flet ti. Ose fol tamam siç flet kur jemi prapa kamerave ose mos fol fare më. Nuk mundem më nuk kam nerva. Po bën lojëra fjalësh pra, nuk kam nerva. Nuk po bën një muhabet serioz, dua muhabet serioz.

Pas këtyre fjalëve Mevlani ngrihet nga tavolina duke braktisur takimin, ndërsa shprehet se nuk duroi dot mënyrën e të folurës së Efit gjatë debatit prandaj u largua. Në takim ata nuk arritën dot të sqaroheshin, ndërsa debatet vazhduan edhe në studion e “Për’puthen”.

Ne e dimë tashmë që Olsa Muhameti nuk e paguan çdo muaj Mevlanin për t’i gjetur nuse në program por për të rritur klikimet në YouTube.

Dhe mesa duket këtë gjë ai po e bënë më së miri, duke krijuar drama me Efin, por edhe me konkurrenten e re, Filloretën, e cila erdhi specifikisht për të në program.

Në fund pyesim veten, sa interes ka Mevlani në të vërtetë ndaj vajzave? Apo thjesht po përpiqet të qëndrojë sa më gjatë në program?

Epo, për këtë pjesë, duhet të ndjekim rrugëtimin e tij për të parë se si ka për të përfunduar./iconstyle