Braçe: U degradua funksionari publik
Pëlqej
Deputeti Erjon Braçe ka kërkuar që hetuesit të hetojnë më së miri çështjen e vjedhjes së bankës, duke e cilësuar si një akt të rëndë, pikë së pari si një shpërdorim i detyrës së funksionarit publik.

“Duhet të jetë publike një organigramë e Bankës së Shqipërisë. Menjëherë dhe publike. Duhet të jetë publike: ndarja e përgjegjësisë për çdo funksion në këtë organigramë. Menjëherë dhe publike. Nuk ka pse t’i fshihen edhe më publikut. Vetëm kështu gjithësecili ndër ne mund të kuptojë qartë përgjegjësinë politike, administrative dhe përgjegjësinë penale. Për të gjithë. Guvernatorin, Keshillin Mbikqyrës, çdo funksionar të Bankës së Shqipërisë. Kjo transparence është e domosdoshme. Kjo e bën të kontrollueshem hetimin!Kështu kuptojmë nëse hetimi është gjithëpërfshirës dhe nëse jo, kush po falet", tha Braçe. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori