"Gjithcka e kishim dhe e kemi ende ne në dorë; e di që është e vështirë kështu, por duhen
kufizuar patjetër
takimet jashtë shtëpie..."
Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion
Braçe në një postim në rrjetet sociale i ka bërë apel
qytetarëve në lidhje me situatën e Covid-19.
Braçe thotë se më e rëndë dhe e vështirë se sot situata s’ka qenë asnjëherë në 9 muaj pandemi. Ai i bën thirrje
qytetarëve të kufizojnë patjetër
takimet jashtë shtëpisë.
Postimi i plotë:
ME RENDE E ME VESHTIRE SE SOT, NUK KA QENE ASNJEHERE NE 9 MUAJ!
A DO REAGOJME APO DO I LESHOHEMI SEMUNDJES?
Gjithcka e kishim dhe e kemi ende NE ne dore; E di qe eshte e veshtire keshtu, por DUHEN KUFIZUAR PATJETER TAKIMET JASHTE SHTEPIE!
Vec punes me masat e njohura te sigurise-Maske, Distance, Higjene, cdo gje tjeter duhet
kufizuar; Kemi refuzuar mbylljen, cfare skemi thene kunder saj, po i rezistojme nje mbylljeje te re tani, ama vete, secili prej
nesh, duhet te bej te tijen: TE MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCEN NE KAFE, KLUBE, RESTORANTE, QENDRA TREGETARE, PAZARE ETJ;
Keshtu mbron edhe familjen, prinderit, femijet, te afermit! Shihini numrat; Mosha me e prekur tani eshte 65-74 vjec! Prej
nesh qe duhet te kujdesemi per ta, prej
nesh qe hyme e rrime me ore kudo e percjellim infeksionin ne shtepi, tek ta!
PO UA MBYLLIM JETEN PA E MERITUAR ASPAK KETE QE PO U BEJME ME HARRESEN NDAJ TYRE,
ME PAPERGJEGJSHMERINE TONE QE GODET ME TE PAMBROJTURIT!
A e mban dot kete barre kaq te rende per gjithe jeten?; E kishim ne dore ti shpetonim por i vrame per nje kafemuhabet tek klubi i lagjes!
Shtuar më 23/11/2020,
ora 20:24