Braçe: Të njëjtët politikanë për 30 vite dogjën dy breza, i treti është shumë
Lidhur me situatën politike në vend ka reaguar dhe zv. kryeministri Erion Braçes. Sipas tij, e njëjta politikë që shkatëroi dy breza të mëparshëm po vazhdon të shkatërrojë dhe një tjetër brez.
"Jane te njejtet shkaterrues, te njejtet zjarrevenes, te njejtet hajdute, te njejtet dhunues e vrases! Kaq te lire e kemi jeten ne shqiptaret sa, cdo dhjetevjecar falim nga nje brez tek politika e te njejteve terminatore? Kane dy partite e tyre, por gjithnje vjedhin bashke, dhunojne bashke, vene zjarrin bashke, vrasin bashke, Marrin jeten e brezave po bashke!"

Braçe theksoi se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe këtë gjë nuk mund ta ndryshojë askush.

"Te Barabarte tani, Drejtesia e Re eshte mundesia, garanti per te drejtat themelore, nisur nga e drejta e votes-sulmuar kriminalisht dje, aksesi i drejte dhe perfshires ne arsim e shendetesi, pjesmarrja ne punesim, prodhim, te ardhura! #TeBarabarte tani!Me vote, ne #30Qeshor".

Reagimi i plotë

"Ne 30 vite, te njejtet politikane, dogjen dy breza dhe, po pervelojne te tretin! Ne fillim brezin e babait, pastaj brezin e djalit, tani te nipit/mbeses! Jane te njejtet shkaterrues, te njejtet zjarrevenes, te njejtet hajdute, te njejtet dhunues e vrases! Kaq te lire e kemi jeten ne shqiptaret sa, cdo dhjetevjecar falim nga nje brez tek politika e te njejteve terminatore? Kane dy partite e tyre, por gjithnje vjedhin bashke, dhunojne bashke, vene zjarrin bashke, vrasin bashke, Marrin jeten e brezave po bashke!

Jo me! 30 vjet, 3 breza jane shume! Boll me! Nuk ka asnje arsye qe brezi i femijeve te sotem te pervelohet ne zjarrin e ketyre! Perkundrazi, ky duhet te jete brezi qe BEN DREJTESI per dy te tjeret-prinderve e gjysherve! Drejtesia e re eshte per ta, e ardhme per ta e per cdo brez qe do i pasoje. Kurre nuk do jene te barabarte pa DrejtesineeRe! Nje vend pa kete Barazi kurre nuk do te kete nje brez tjeter, te ri dhe garanci per kete vend! Te Barabarte tani, Drejtesia e Re eshte mundesia, garanti per te drejtat themelore, nisur nga e drejta e votes-sulmuar kriminalisht dje, aksesi i drejte dhe perfshires ne arsim e shendetesi, pjesmarrja ne punesim, prodhim, te ardhura! #TeBarabarte tani!Me vote, ne #30Qeshor, shkruan Braçe.



Shtuar më 11/06/2019, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori