Braçe sulmon Nishanin: Partizove zyrën e Presidentit
Pëlqej
Deputeti socialist Erjon Braçe i ka dhënë përgjigje kreut të Shtetit Bujar Nishani lidhur me akuzat se ai po sulmohet nga mazhoranca dhe po i merren kompetencat. Përmes një postimi në Facebook, Brace shprehet se Presidentit nuk i janë shkelur kompetencat, por vullnetarisht e ka bërë të paqenë zyrën e Presidentit.

“Nuk të janë shkelur kompetencat, por vullnetarisht e ke bërë të paqenë zyrën e Presidentit” shkruan Brace.

Braçe citon nenet 92 dhe 93 të Kushtetutës që i adresojnë drejtëpërdrejtë kompetencat e Presidentit të cilat sipas tij nuk janë cënuar dhe argumenton se Nishani po partizon zyrën e Presidentit duke rrezikuar Kushtetutën. Ndërkohë që ai akuzon Nishanib se po hesht me dashje për skandalin në Bankën e Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori