Braçe sulmon Bashën: Bëj ndonjë punë, mos u merr me Ramën
Menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës i cili u shpreh i indinjuar për vizitën e Ramës në Beograd, një kundërpërgjigje e hapur vjen nga deputeti Erion Braçe. Me anë të postimit të radhës ai sulmon Bashën, duke i kërkuar që të bëjë punën e tij, pasi qytetarët e paguajnë.

"Lulëzim Basha: Edi Rama të ndërpresë vizitën jashtë shtetit e të kthehet në krye të punëve!!

Epo,
Kur të thërret në punë Lulëzim Basha dhe këtë e bën në orarin e punës por nga selia e Partisë ku nuk bën punën për të cilën qytetarët e Tiranës e paguajnë, është kulmi!!

Bëj ndonjë punë o Lul, bëj ndonjë punë!!", shkruan ai ne Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2014, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori