Braçe shpërthen ndaj Halimit: Boll ore legen, o maskara
Edhe gjatë seancës së sotme nuk kanë munguar ofendimet mes palëve. Shfaqja e radhës ka qënë mes Braçes dhe Halimit, ku mes tyre nuk kanë munguar as ofendimet. Marrja e fjalës nga demokrati Eduard Halimi me imponim, kur nënkryetarja e Kuvendit Leskaj i'a kishte dhënë fjalën Braçes, ka bërë që deputeti socialist të shpërthejë kundër Halimit.

Ja debati pa mikrofon në Parlament:

Largohet Berisha. Halimi i drejtohet foltores.

Braçe-Leskajt: Kam një orë e gjysmë që kërkon fjalën

Leskaj: Z. Halimi, nuk e keni ju fjalën. Foli z. Berisha gjatë

Halimi vijon fjalën..: Jam i komanduar në krye të grupit parlamentar sot

Balla-Leskajt: O zonjë, kush ja dha fjalën këtij?

Leskaj: Z. Balla. Mos mu drejtoni mua, se nuk i'a kam dhënë fjalën

Halimi: Do flas sa kreu i grupit socialist

Fino: Bëjmë 5 minuta pushim

Balla: 1 është kryetar grupi. Ai nuk je ti

Leskaj: Z. Halimi. Respektoni veten që t’ju respektojnë dhe të tjerët. Nëse e ke replikë ok

Balla: Po nuk ju përmend emri

Braçe: Boll ore legen! Boll ore maskara

Halimi: Mos e provokoni opozitën

Leskaj: Z. Braçe mos përdor të njëjtën gjuhë, se ndaj jemi të ndryshëm. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2015, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori