Braçe sërish akuza ndaj LSI-së: Sulmet tuaja janë banale dhe pa logjikë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe me anë të një statusi në Facebook ka vijuar sulmin ndaj aleatëve të 4 viteve të fundit në qeveri, LSI-së.

Pas deklaratës së nënkryetarit Luan Rama që replikoi me kryedemokratin Basha për subvencionet në Bujqësi, duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama, Braçe ndalet në shifra konkrete dhe i sfidon hapur, duke i ftuar të përmendin qoftë edhe një emër fermeri në Lushjne a Divjakë që ka përfituar nga subvencionet.

“Ndjesa e sotme eshte nje pranim i fajeve te medha ne bujqesi.

Por nuk mjafton! Fare!

Demet jane aq te medha sa nuk i shlyen dot nje ndjese fushate.
Per me teper kur eshte teresisht e pasinqerte, shoqeruar me sulme sa banale aq edhe pa logjike. Fare pa logjike.

Lexova nje deklarate te LSI dhe,ashtu sic ne rastin e deshtimit me by-pass Fier e Vlore, autostraden Tirane-Elbasan, te treja me fonde te garantuara, perseri parate jane “argument”- shkruan Braçe në Facebook.

STATUSI I PLOTE

LSI DUHET TE HESHTE! NUK DUHET TE FLASE ME PER BUJQESINE!
Ndjesa e sotme eshte nje pranim i fajeve te medha ne bujqesi.
Por nuk mjafton! Fare!

Demet jane aq te medha sa nuk i shlyen dot nje ndjese fushate.
Per me teper kur eshte teresisht e pasinqerte, shoqeruar me sulme sa banale aq edhe pa logjike. Fare pa logjike.

Lexova nje deklarate te LSI dhe,ashtu sic ne rastin e deshtimit me by-pass Fier e Vlore, autostraden Tirane-Elbasan, te treja me fonde te garantuara, perseri parate jane “argument”.

Parate jane argument,

por kurre per tu shfajesuar.

Per shembull; Nga 2014-2017 jane buxhetuar si mbeshtetje per bujqit, 5 miliard e 950 milion leke.Jane diku tek 47 milion dollare!

Nje pyetje kam: KU KANE SHKUAR KAQ PARA?

LSI apo ministria e saj e Bujqesise, duhet te na jape nje liste me emrat e bujqve qe i kane perfituar.

Emrat e bujqve te zakonshem, punetoreve te bujqesise, qe jane subvencionuar. Refuzoj te lexoj emrin e nje fondacioni qe pervecse ndan para, ka marre edhe subvencion nga ministria e Bujqesise per fermen ne pronesi!!!!!!!!!!!

E dini pse?

Sepse parate ne kete vend, posacerisht per bujqesine, do jene perhere problem.

JO PSE NUK MJAFTOJNE-parate si mjaftojne kurre as hajdutit;
POR NISUR NGA FAKTI SI PERDOREN, KU PERFUNDOJNE E CPRODUKT KA PREJ TYRE.

47 milion dollare nuk mjaftojne per punetoret e bujqesise, por nese do kishin financuar shpenzimet per punen me token-nga plugimi, sherbim me sherbim deri ne mbjellje, duhet te kishin financuar 52-78 mije bujq cdo vit!

Llogari e thjeshte!

Tani, a ka mundesi qe LSI te me thote emrin e nje bujku te vetem ne Lushnje e Divjake qe ka perfituar qofte edhe 200 dollare?
Nje te vetem! Bujk, jo aga!

Dhe kur keto para nuk kane pikuar ne Lushnje e Divjake, ekonomine me te madhe bujqesore te vendit, ku kane permbytur?

Me emra e mbiemra duhet!

Tani,se diten kur ajo ministri te jete e bujqve, cdo qindarke nga keto qe sjane sa ne Kosove e Maqedoni, do kete pas emrat e perfituesve;

Nje me nje, me emer e mbiemer!

Ne nje aspekt tjeter,

ne ate te thithjes se investimeve kombetare e te huaja private ne bujqesi;

JAM SHUME I INTERESUAR TE DI SE KU KA PERFUNDUAR 26 HEKTARE TOKE!!

Duhet te ishin punesuar vetem ne keto hektare, 72 mije persona, nderkohe qe prodhimi dhe eksporti nga aty, duhet te ishte shtuar me disa qindra mije tone ne vit!!

Ku jane?!

E fundit;

LSI nuk ka cben me fare per bujqesine!

Nuk e ben dot.

Nga opozita nuk ke cben.

Kur deshton kaq rende ne nje sektor jetik,

e vetmja gje qe mbetet eshte opozita.

Jo vetem per te eshte keshtu;

Per cdo parti te vogel duhet te jete keshtu,

e provuar nga Xhuveli deri me sot.

Ndaj, PS duhet te jete e vendosur tu sherbeje e vetme bujqve-punetoreve te bujqesise.

Bujqesia qe kemi sot eshte djersa dhe vuajtja e tyre.
Kerkujt nga LSI! /albeu.com/


Shtuar më 10/06/2017, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori