Braçe reagon për rritjen e çmimit të pasaportave: Vendim nga Berisha!
Në postimin e radhës në rrjetin social Facebook, deputeti socialist Erjon Braçe, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të pasaportave dhe kartave të identitetit. Sipas tij, ky është një vendim i marrë nga qeveria Berisha, duke e konkretizuar këtë gjë me anë të disa dokumentave.

"POOOO!
SALI BERISHA VENDOSI RRITJEN E CMIMIT TE KARTAVE TE IDENTITETIT DHE PASAPORTAVE!
Ja ku i keni dokumentat;

Eshtë vendimi i Sali Berishës, i prillit të vitit 2013,
Eshtë projektligji për Ratifikimin e zgjatjes së afatit dhe ndryshimin e disa elementëve, përfshirë çmimin e kartave dhe pasaportave në kontraten e Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë koncesionare Sagem,

Eshtë relacioni shpjegues i ndryshimeve në kontratë me argumentat për rritjen e çmimit,
Eshtë kontrata e re me koncesionarin e nënshkruar nga ish ministri i Brëndshem Flamur Noka,
Eshtë kontrata e vjetër që u ndryshua e firmosur nga ish ministri i Brendshëm Bujar Nishani.

Të gjitha dokumentat materializuan vendimin:
CMIMI I KARTES SE IDENTITETIT NGA DATA 1 JANAR 2015 DO TE JETE 1500 leke;
CMIMI I PASAPORTES NGA DATA 1 JANAR 2015 DO TE JETE 7500 LEKE!!
Edhe një herë;
VENDOSEN NE MUAJIN PRILL 2013!!

Kjo Qeveri, Qeveria aktuale nuk hyn kërkund në këtë vendim!!
Ka vendosur Sali Berisha dhe ka vendosur edhe për 10 vitet që vijnë!!
Çdo gjë tjetër që thuhet, madje thuhet edhe nga gazetarë;
ESHTE GENJESHTER!!

Tani, e di qe janë disa që e kanë në majë të gjuhës pyetjen:
Po ju çfarë bëni?
Siç edhe në dy apo tre koncesione të tjera,
Berisha është kujdesur të mbyllë çdo hapësirë për rishikim të kontratës në këto elemente duke vendosur penalitet të lartë për çdo cënim të kësaj kontrate.

E di që ka përsëri që thonë:
S'ka problem, prisheni!!
Por,
KA PROBLEM!
PENALITETI I RENDE ESHTE MILIONA EURO DHE KETO SI PAGUAN BERISHA, POR BUXHETI I SHTETIT ME PARATE TUAJA;
NDERSHEM, DO PAGUANI SERISH JU SI QYTETARE!!
Megjithatë,
Çmimi i ri është justifikuar atë kohë me elementë të rinj sigurie në pasaportën e re.
Megjithatë,
Nuk ka asnjë detyrim për të marrë këtë pasaportë nëse afati i pasaportës egzistuese është valid ende.
Në fund,
Unë kam patur një qendrim të qartë për këtë çështje, KUNDER, i bindur që është kosto e rëndë. Po ashtu dhe grupi i deputetëve të PS.

Debatin në atë seancë do e keni pas pak.
vo: shënimet mbi dokumenta janë të miat, të ditës së miratimit në seancë nga Berisha dhe të tijat të kontratës së re", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori