Braçe: Qeveria po shet asetet publike për përfitime personale
Deputeti socialist Erjon Brace akuzoi sot qeverinë për shitjen e aseteve publike dhe private të vendit me qëllim përfitime personale dhe interesa klienteliste. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Brace u shpreh se demi ekonomik permes ketij mashtrimi arrin ne 85 milione euro.


“Kjo lidhje sunduese ka bllokuar ekonominë dhe ka përqendruar gjithë pasurinë natyrore të vendi, dhe asetet që qeveria po heq dorë vit pas viti. Kjo lidhje kaq sunduese ka bërë që të ardhurat e mos mbërrijnë tek shumica e shqiptarëve por tek shumica udhëheqëse”, u shpreh Brace.


Duke ju referuar ankandit për privatizimin e Albpetrol, deputeti socialiste u shpreh se procesi ka qenë teknik dhe i thjeshtë për tu administruar në afate strikte në ditë dhe me orë, ku veprimet janë të përcaktuara.


“Komisioni i Ekonomisë nuk e ka bërë këtë dhe këtu buron përgjegjësia ligjore për ta. Dyshoj se pushteti i kryeministrit për të pasur pjesën e tij në cdo biznes, lidhja e plotë e konsulentit me blerësin dhe me kryeministrin ka ndikuar në mosveprimet e përcaktuar në ligj duke sjellë pasojat ekonomikë, procesi ka vdekur dhe ne kemi humbur moralisht dhe ekonomikisht. “Financial Times” e quan turp ndërkombëtar. Unë jam i lumtur që ka vdekur si proces. Unë dhe ti jemi shpallur si të majtë, dhe besoj në një ekonomi publike dhe kombëtare, dhe jo administrim partiak si kjo sot,. Ju jeni në pushtet sot dhe si i majtë po ecni në rrugën e shitjes që cdo pasurie publike” tha ai.


Akuzat e Braces janë hedhur poshtë nga ministri i ekonomise, Edmond Haxhinasto i cili u shpreh se procesi i privatitimit të Albpetrol është bazuar në ligj.


“Kërkesa ka të bëjë për kuadrin ligjor për procesin e privatizimit të Albpetrolit. Por ju thatë së është një kërkesë padi dhe duhet të linim në heshtje por për hir të detyrimit që kemi për ta bërë këtë gjë do paraqes ligjshmërinë e procesit, që sipas vlerësimit tim është i bazuar në ligj dhe ka pasur parasysh ligjin dhe vetëm ligjin. Konsideratat e tjera qofshin ideologjike për pronën publike apo private mund ti diskutojmë edhe sot”- tha Haxhinasto. /albeu.com/


Shtuar më 21/02/2013, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori