Jep dorëheqjen Kreu i Partisë Demokratike së Rithemelimit në Berat, Shyqyri Dura

Pas humbjes së koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 majit, Shyqyri Dura, kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit në Berat ka dhënë dorëheqjen.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Dura sqaron votuesit e tij se ky hap vjen si domosdoshmëri për një riformatim të degës së PD, Berat.

Postimi i plotë

Përshëndetje miq!
Uroj të jeni mirë dhe të keni kaluar bukur! Sot dua të shpreh falenderim të veçantë për këdo që kontribuoi duke na mbështetur në zgjedhjet e 14 Majit.

Falenderimi shkon për strukturën e degës ( kryesi, sekretariate, grup seksione,seksione,) dhe të gjithë mbështetësit që kontribuan me punë dhe fjalë të mira për mbarëvajtjen e punës në procesin e zgjedhjeve dhe atë të numërimit.
Falenderim i veçantë shkon për çdo banor të Beratit, të cilët na mirëpritën dhe na mbështetën sipas mundësive të tyre.
Miqtë e mi, të cilët, më keni mbështetur në rrugëtimin tim politik!

Ju falenderoj përzemërsisht për kontributin tuaj duke besuar tek unë.
Për situatën në të cilën ndodhemi, shpreh mendimin tim për të kaluar degën në një ristartim të ri. Unë shpreh publikisht dorëheqjen time dhe largohem nga drejtimi i degës për të kaluar në një riformatim.
Mbështetësve të mi,të cilëve i’u jam shumë mirënjohës, i shpreh se do të jem përkrah jush në rrugëtimin e ri,duke punuar së bashku për një qëllim.Ai qëllim eshtë “PD fituese”.

Për të gjithë demokratët e Beratit dhe opozitarët shpreh angazhimin tim të plotë se do të jem përkrah PD-së dhe ndihmues kundrejt kauzave opozitare.
Së bashku për të ringritur forcën opozitare!

/albeu.com/ 


Shtuar 1.06.2023 12:49