"Dy vite më parë si sot, jam betuar me dorën në Kushtetutë e besimin në Zot për të mos
vjedhur..."
Zv.kryeministri
Erion Braçe ka publikuar foton e dy viteve më parë, kur u betua me dorën mbi Kushtetutë për të marrë postin e zëvendësit të Edi Ramës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se u betua për të punuar fort, shërbyer ndershëm dhe për të mos
vjedhur e harruar askënd, ndërsa shton se që prej asaj dite ka drejtuar 43 mblehdje qeverie.
Postimi i plotë:
DY VITE ME PARE SI SOT;
BETUAR ME DOREN NE KUSHTETUTE E BESIMIN NE ZOT PER TE PUNUAR FORT, SHERBYER DREJT, NDERSHEM E PA DISKRIMINUAR KERKEND,
PER TE MOS VJEDHUR, HARRUAR, VJEDHUR, DHUNUAR KERKEND!
Prej asaj dite/firme,
kam drejtuar 43 mbledhje të Qeverise,
20/2019, 22/2020, 1/2021.
Në to, jane miratuar dhe une kam firmosur 943
akte të cilat ndahen sipas kategorive: 95 projekt-ligje, 7 projekt-
akte normative, 838 projekt-vendime, 2 projekt-udhëzime dhe 1 raport;
Jane të karaktereve të ndryshme:
– 387 të karakterit ekonomik/social/shërbim publik/marrëveshje apo
detyrime ligjore
– 12 janë
akte të lidhura me
menaxhimin e situatës së krijuar prej pandemisë COVID 19
– 65
akte janë të lidhura me procesin e rindërtimit nga pasojat e shkaktuara nga tërmeti në vitin 2019
– 14
akte lidhen me plotësimin e rekomandimeve të lëna nga Grupi i FATF/Moneyval per luften kunder pastrimit te parave te pista
– 55
akte janë
akte të planifikuara në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian
– 185
akte janë me natyrë administrative
– 70 janë të lidhura me procese shpronësimi në interes publik
– 155
akte të tjera janë të natyrave të ndryshme
Aaaaa po, e mbani mend ate kengen
“ME DOREN E ERION BRACES”,
referuar KONCESIONEVE?!
Ne kaq mbledhje e kaq vendime,
jane miratuar e firmosur nga une:
Vendimi per ndertimin e Aeroportit te Kukesit;
Ndryshimi ne marreveshjen e koncesionit te minieres se kromit ne Bulqize, me
efekt mbi zvogelimin e fushes se veprimit ne objekt;
Ndryshimi në marrëveshjen e koncensionit te skanimit, me
efekt mbi shtyrjen e pagesave nga buxheti i shtetit per kompanine e qe mbulojne
efekt e kooncesionit mbi nje seri biznesesh me numer te madh punonjesish.
I shkrova keto rradhe per transparence e per te shtuar nje strofe ne kengen
ME DOREN E ERION BRACES!
Shtuar më 18/01/2021,
ora 19:43