Braçe: Paranoja e Berishës për përgjim, urgjentisht të ndryshojmë ligjin
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i është rikthyer skandalit të përgjimeve telefonike nga SHISH, me anë të statusit të radhës të postuar në Facebook.

"Paranoja e Sali Berishës

Për të përgjuar çdo kundërshtar

E mbështetur në një ligj kriminal kundër lirive dhe të Drejtave të Njeriut!!

Kjo e ish Ministrit në Qeverinë Berisha dhe ish deputetit në Komisionin e Ligjeve, Viktor Gumi është:

Dëshmia më e rëndë për procesin kriminal ligjbërës në Kuvend, në vitin 2012, në rastin e ligjit për përgjimin e komunikimeve telefonike, posaçërisht në aspektin parandalues!!

E drejta e pakufizuar e 29 institucioneve për të pergjuar gjithkënd e pa asnjë garanci ligjore, vijon të jetë në fuqi dhe kërcënon shumë rëndë të drejtat dhe liritë e çdo shqiptari, apo të huaji në këtë vend.

Përtej ndjekjes ligjore penale ndaj cilitdo që është përfshirë në krimin e përgjimeve, duhet urgjentisht ndryshimi i ligjit dhe kthimi i tij në standartin evropian që mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve!!", shkruan Braçe. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2014, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori