Braçe: Niveli i marrëdhënieve Shqipëri-Greqi i turpshëm
Deputeti socialist Erjon Braçe e cilëson ‘të turpshëm” nivelin e marrëdhënieve mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë duke kërkuar të ndryshojë cdo gjë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Brace nënvizon se kjo nuk është cështje as e Shqipërisë dhe as e Greqisë, por e Bashkimit Evropian.


“Kjo nuk mund të jetë as cështje e jona vetëm me Greqinë! Shqipëria ka përfituar nga "lëvizja e lirë" dhe ka marrë këtë të drejtë për shtetasit e saj nga Bashkimi Evropian. As nga Greqia më vete dhe as ndonjë shtet tjetër po më vete. Nga Bashkimi Evropian! Atje duhet të shkojë, atje duhet të shqyrtohet, atje duhet të zgjidhet! këtë vend, qytetaret e tij, nuk mund ti marre peng cilido polic i Greqisë. Dhe jo vetëm kjo cështje, por edhe: fluksi i emigrantëve nga Siria e më gjerë që Greqia qëllimisht po derdh në kufirin e gjelbërt me ne!! Përtej këtij fakti; vijoj të mendoj se kjo është edhe cështje mes nesh, mes Shqipërisë e Greqisë. E shkruajta edhe dje; është i turpshëm niveli i marrëdhënieve mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë. Duhet të ndryshojë cdo gjë. Rrënjësisht. Dhe me një zgjidhje që garanton lëvizjen e lirë; nuk e bllokon atë reciprokisht! Ndryshe; të humbur do të ishin qytetarët, në më shumë dhe grekët më pak!!”, shkruan Braçe. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2013, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori