Gigi Hadid zbulon si arriti ta fshehë deri në muajin e 6-të shtatzëninë (FOTO LAJM)

Supermodelja, 25 vjeç, e cila është në pritje të fëmijës së parë me ish-yllin e “One Direction”, Zayn Malik, 27 vjeç, zbuloi se si arriti ta fshehë këtë lajm duke qenë gjashtë muajshe shtatzënë.

Gjatë një bisede në Instagram Live me kuzhinierin Sophia Roe, fansat filluan të pyesin se si arriti ta fshihte barkun e saj të rrumbullakosur.

Gjysma e poshtme e Gigit ishte jashtë fotos gjatë bisedës live, duke nxitur ndjekësen ta pyeste për barkun.

Ajo shkruajti: “Si nuk keni bark? Unë jam 4 muajshe shtatzënë dhe barku është kaq i madh. Ju dukeni shkëlqyeshëm!”

Duke lexuar pyetjen në ekranin e saj, Gigi u përgjigj me shpejtësi: “Ky kënd dhe ky jumpsuit i gjerë krijojnë një iluzion optik. Nga anash, është një histori ndryshe! haha – ju uroj më të mirën! ”

Pritet që fëmija i çiftit të vijë në jetë në muajin shtator.


Shtuar 4.07.2020 13:27